Në YouTube ka gdhirë edhe një video i radhës ku bëhet krahasimi
në mes të episodit të ri dhe atij të vjetrit të serialit Grand Theft
Auto. Pas San Andreas, traileri për GTA V kësaj here është rikrijuar në
Grand Theft Auto IV, të freskuar me modin Icenhancer 1,35.Traileri
origjinal për Grand Theft Auto V është publikuar me 2 nëntor, e aty
shfaqet fytyra e re e Los Santos, ekuivalenti i Los Angeles i rikrijuar
nga Rockstar. Los Santos ishte edhe një nga vendet ku ndodhi ngjarja e
Grand Theft Auto: San Andreas, por siç shihet dihet, aty ishte e mundur
të vizitohen San Fierro dhe Laos Venturas, qytete këto të krijuara në
analogji me San Franciscon dhe Las Vegasin. Rockstar konfirmoi se
ngjarja në GTA V do të zhvillohet kryesisht në Los Santos, por edhe
përgjatë plazheve të ndryshme, bjeshkëve dhe ambientet tjera natyrore që
e rrethojnë. Per me teper ndiqni videon me poshte.


0 comments:
Post a Comment