Kompania amerikane HP u gjet në vendin e parë të listës së
Greenpeace-it për brendet më ekologjik në sferën e elektronikës
konsumuese GGE (Guide to Greener Electronics).
Me këtë ajo largoi kompaninë finlandeze Nokia, e cila në vendin e parë qëndroi për tri vite radhazi.
Në klasifikimin e ri të publikuar me 9 nëntor, ndodhen 15 brende të
radhitur sipas kritereve të ndryshme në lidhje me ambientin, lajmërojnë
mediat franceze.
Nokia këtë vit në këtë listë u gjet në vendin e tretë me notën 4.9
nga 10 poen të mundshëm, e kompania Dell, me notën 5.1 ishte në vendin e
dytë. Apple ishte në vendin e katërt me 4.6 poen, e RIM u gjet në
vendin e fundit.
HP i cili ndodhet në vendin e parë ka 5.9 poen, e këtë pozitë, në mes
tjerash, e fitoi për shkak se kishte matur dhe zvogëluar emetimin e
karbonit në atmosferë.
0 comments:
Post a Comment