Lync i Microsoft në platformat udhëheqëse mobile do të arrij pas
katër javësh. Lajmi është konfirmuar në kanalin zyrtar të departamentit
australian të këtij gjigandi softuerik.
Lync do të jetë në
dispozicion në versionet për Windows Phone 7, BlackBerry, iOS dhe
Android. Në mes tjerash, versioni mobil i aplikacionit do të përfshij
edhe mundësinë e shkëmbimit të mesazheve të çastit, dhe do të shfaq
statuset e qasjes së klientëve në rrjetë. Pasi që arrij zyrtarisht,
aplikacioni do të mund të shkarkohet pa pagesë nga Marketplace për
Windows Phone 7.
Përkrahja për Lync arrin edhe në Xbox 360, e pritet edhe integrimi me Skype.

0 comments:
Post a Comment