Casa Systems, një lider botëror në
teknologjinë kabllore të gjeneratës së ardhshme, ka bërë të ditur gjatë
ditës së djeshme se kompania e telekomunikimit në Kosovë IPKO, ka
vendosur në funksion teknologjinë Casa C10G (Cable Modem Termination
System – CMTS) që sjellë edhe HSD (High Speed Data) edhe VoIP (Voice
over IP), tek konsumatorët individual dhe tek bizneset.
“Pas një evualuimi të gjatë dhe të përpunuar në zgjidhjet CMTS,
Casa Systems është zgjedhur si platform jonë për të sjelllë shërbimet
DOCSIS 3.0 tek konsumatorët tanë, qofshin ata individual apo komercial.
C10G është vëretuar si një platform me shumë veçori” tha Maja Koncar,
CTO pranë IPKO. “Ne besojmë se C10G e Casa na ofron mundësinë e asaj që
kemi nevoj sot dhe sigurisht është një platform që mund të zmadhohet me
lehtësi në të ardhmen gjersa ne po zhvillojmë biznesin”.
IPKO ka vendosur C10G’n përmes Kosovës dhe është duke ofruar VoIP dhe
shërbime HSD drejt 30,000 konsumatorëve të saj në Prishtinë, Prizëren,
Pejë, etj. “Marrëveshja me IPKO’n është një tjetër vërtetim se C10G
është platforma më e avancuar CMTS” tha Jerry Guo, themelues dhe CEO i
Casa Systems. “Ne po vazhdojmë të rrisim udhëheqjen tonë teknologjike në
Evropë si dëshmit të asaj që po rritemi në baza të konsumatorëve dhe në
dëshmi të asaj se po vazhdojmë të sjellim zgjidhje DOCISS 3.0 për
konsumatorët dhe prospektet tona”.
Casa Systems ka një zgjidhje të tillë inovative që mundëson operime
kost efektive dhe shërbime të zhvillueshme si IPTV, VoIP, arëgtim
interaktiv, qasje në broadband, etj.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment