HP Slate 2, me Windows 7 e Stylus

Pas disa muajve të vështirë, HP është rikthyer në arenën e kompjuterëve me një tablet të dedikuar për biznese dhe që ka Windows 7 dhe që quhet Slate 2.
Vetëm një javë pasi Hewlett Packard paralajmëroi se do të qëndronte në ujërat e kompjuterëve, gjiganti I elektronikës ka shpalosur tentimet e saja më të fundit për të sjellë në treg një tablet lider, të quajtur Slate 2. Për dallim prej të parit TouchPad me WebOS, Slate 2 do të ketë Windows 7, dhe përkrahje për rezoulcion 1024 x 600 piksela fal ekranit 8.9 inç N-Trig multitouch.
Shumica e kësaj është mjaft e ngjashme me Slate 500, të cilin HP e ka paraqitur para një viti. Përditësimet në Slate 2 përfshijnë një procesor më të shpejtë Intel Atom Oak Trail Z670, njësi 64GB mSATA, bateri që punon deri në 6 orë dhe tastierë Swype. E gjitahshtu edhe një Stylus.

Përveç kësaj Hp ka bërë dizajnimin e Slate 2 të targetojë ndërmarrjet, dhe në këtë aspekt janë integruar shumë veçori të sigurisë, sikurse TPM Embedded Security Chip dhe pëkrahja BIOS për Computertrace Pro për të bërë një menaxhim të skedarëve prej së largut. HP Slate 2 do të paraqitet më vonë gjatë këtij muaji për 699 dollarë.