Duke bërë hulumtime dhe duke analizuar
reagimet ndaj filmave 3D dhe ndaj tre prej titujve kryesor të verës të
zhvilluar në 3D, është gjetur se shikuesit në përgjithësi kanë ndjerë
një dëshpërim pasi kanë shikuar këta filma dhe nuk e kanë parë të
arsyeshme të shpenzojnë më shumë të holla për kinema që i kanë biletat
më të shtrenjta për shkak të filmave 3D.
Hulumtimi që ka anketuar rreth 1,000 komentues në rrjete
sociale ka gjetur se ndjenjat e të shikuar një film në 3D kanë qenë në
përgjithësi pozitive. Megjithatë pas performancës së një filmi në 3D,
është vërejtur një ndryshim drastik me komente që sinjalizojnë një
reagim negativ.
Individët që janë anketuar që duket se kanë qenë të ndikuar ishin ata
që kanë shprehur deklaratat më të theksuara për 3D. Prej 1,000
komenteve të analizuara, 600 ishin të emocionuar nga pritjet për
teknologjinë 3D, kurse 450 kishin rezervat e tyre. Më pak se 300 ishin
pozitiv.
Anketa gjithashtu shikoi edhe tre prej filmave kryesor të verës.
“Harry Potter and the Deathly Hallows Part Two 3D”, “Pirates of the
Caribbean: On Stranger Tides 3D” dhe “Green Latern 3D”. Në të gjitha
rastet, reagimet ishin shfaqur në formën e kalimit prej pritjes pozitive
në rezultate negative.
Brandwatch Social Media Monitoring gjeti edhe se disa ankesa
përfshijnë: çmimin e lartë, syze të papërshtatshme, shfrytëzimi i
papërshtatshëm i 3D’s, 3D efekte të dobëta, shfrytëzim të tepruar të
3D’s, kokëdhimbje dhe disa raste të shfaqjes së 3D në post-produksion e
jo në fazat e xhirimeve. E megjithatë disa shikues kanë sugjeruar se 3D
filmat nuk iu afruan asnjëherë 3D titullit të James Cameron, “Avatar”. 

0 comments:
Post a Comment