Pjesëmarrja e madhe e shfletuesit të Apple, Safari, i cili ka
62.17 për qind të trafikut mobil, ka zvolgëluar dominimin e Internet
Explorer, i cili megjithatë thotë se mban 52,63 për qind të tregut të
shfletuesve të internetit në kompjuterët personal.
Në raportin e Netmarketshare.com thuhet se pjesëmarrja e
Microsoft tek shfletuesit e internetit po bie, pikërisht për shkak të
mungesës së saj në tregun e tabletëve dhe telefonave të mençur mobil.
Deri në muajin tetor, Firefox është shfletuesi i dytë më i
popullarizuar në internet, me 21.20 për qind, i ndjekur nga Google
Chrome dhe Safari, të cilët mbajnë 16.60 dhe 8.72 respektivisht.
Rritjen më të madhe në këtë mes, e ka pasur shfletuesi i
Google, Chrome, i cili e ka rritur pjesëmarrjen e saj në treg me 1.42
për qind, vetëm gjatë muajit tetor.
Në anën tjeter, Safari po vazhdon të rris dominimin e saj
në pajisjet e famshme mobile si iPhone dhe iPad, ndërsa një trend i
tillë pritet të vazhdojë edhe më tej.
Ndërsa, e dimë se Internet Explorer po e humb betejën e saj me konkurrentët, ne jemi të interesuar ta kuptojmë se cilin shfletues e preferojnë lexuesit e Telegrafi.com, dhe kur qasen në portal nga pajisjet e tyre mobile, cilin shfletues e përdorin.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment