Rockstar prezanton një video të Grand Theft Auto V

Dikur kur u tha se do të ketë një titull të radhës Grand Theft Auto, shumë prej entuziastëve të lojërave u gëzuan pa masë, dhe duket se kjo ka qenë një premtim i vërtetë sepse së fundi Rockstar ka publikuar një video të re që prezanton “Grand Thef Auto 5”.
Sipas asaj që po shihet në këto momente, duket se ky titull do të jetë i vendosur në një qytet fiktiv të San Andreas dhe Vice City, dhe sipas të gjitha gjasave gejmerët do të mund të luajnë me Tommy Vercet’in, natyrisht duke gjykuar në bazë të zërit.
Ju do të shihni Vercett’in si karakterin kryesor të lojës, që ishte krater i njohur prej GTA: Vice City, i cili përmend se dëshiron të rehatohet dhe të pensionohet, por këto gjëra megjithatë nuk po shkojnë sipas asaj që po dëshiron ai.
Gjersa video nuk u ofron shumë detaje gejmerëve, në aspektin grafik duket se do të jetë diçka shumë e bukur dhe në një nivel tërësisht më ndryshe prej titujve të mëhershëm të Rockstar (edhe pse çdo gjë mund të ndryshoj mes datës së tanishme dhe datës së paraqitjes në treg).

Burimi: PCworld