Sipas informatave deri tek të cilat ka ardhur GSMArena,
smartphone i parë me Androidin Ice Cream Sandwich nga LG do të jetë
modeli Optimus U1.
Specifikat e celularit për momentin nuk
janë të ditura, por duke pasur parasysh klasën e pajisjes ,pritet ekrani
me diagonale më të madhe se katër inç, procesori dybërthamësh dhe
kamera me mundësi të incizimit të videos në rezolucionin prej 1080p.
Paraqitja zyrtare është paraparë për vitin e ardhshëm, e më shumë
informata rreth pajisjes do të zbulohen gjatë panairit CES që mbahet në
majin janar.
Gjithashtu, nga LG kanë konfirmuar se smartphone i tyre Optimus 2X
prapëseprapë do të marr mbindërtimin në Ice Cream Sandwich. Nga kompania
fillimisht kanë publikuar se mbindërtimi do ta anashkaloj smartphonein e
parë dybërthamësh, por ky informacion është demantuar shumë shpejtë. E
të gjitha këto në Facebook.

0 comments:
Post a Comment