Huawei ka njoftuar se do të lansojë një kompjuter të ri tablet,
përkatësisht modelin Huawei MediaPad, të cilin e kishte paralajmëruar
gjatë muajit qershor të këtij viti.
Megjithatë, paraqitja e
MediaPad në treg nuk do të ndodhë para fillimit të vitit të ardhshëm,
ndërsa çmimi i tij do të jetë diku rreth 330 funta britanike, duke
përfshirë edhe taksat.
Huawei MediaPad është i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, si dhe Android Honeycomb 3.2
Karakteristikat tjera të këtij tableti përfshijnë edhe kamerën e
përparme me 1.3 mega-piksel, atë të pasme me 5 mega-piksel, e cila
mbështetet me figurën Full HD, në 1080p, si dhe rrjetin HSPA. 

0 comments:
Post a Comment