Gjatë ditës së sotme, Consumer Reports ka publikuar një vështrim
të saj për modelin e fundit të telefonit të Apple, përkatësisht iPhone
4S, në të cilin ka thënë se ajo e “rekomandon” këtë pajisje tek
konsumatorët të cilët duan ta blejnë atë.
Këtë gjë, Consumer
Reports nuk e kishte bërë edhe për iPhone 4, i cili kishte probleme me
antenën e telefonit që në fillim të paraqitjes në treg.
Në raportin e ri, të quajtur “Ratings of smartphones”, Consumer
Reports thotë se iPhone 4S ka performuar shumë mirë në testet e saj,
ndërsa e vlerëson faktin se në këtë version nuk janë hasur problemet e
mëparshme.
“Apple iPhone 4S ka performuar shumë mirë në testet e baterisë,
ndërsa rangohet me notën “Shumë Mirë” në listën tonë të atributeve”
thuhet në raportin e Consumer Reports.

0 comments:
Post a Comment