Kur HP kishte anuluar shitjen e telefonave të saj të mençur dhe
tabletave që bazohen në webOS, mediat kishin filluar të spekulonin se
kompania është bërë gati të shesë platformën e saj mobile.
Me sa duket, këto raporte mediale kanë filluar të përsëriten, ose kësaj radhe një gjë e tillë do të ndodhë me të vërtetë.
Sipas një raporti të fundit nga Reuters, thuhet se HP janë duke
konsideruar shitjen e sistemit operativ webOS, për një çmim jo më të
madh sesa 1.2 miliardë dollarë, aq sa edhe kishin paguar për Palm dhe
platformën mobile në të cilën ajo bazohej.
Në rast se HP vendos ta shesë platformën e saj, webOS, kjo do të
thoshte se kompania do të humb disa qindra milionë dollarë, nëse jo edhe
më shumë, pasi që deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se ka blerës
potencial për këtë njësi të biznesit të HP’së.

0 comments:
Post a Comment