Nuk është vetëm duke e lëshuar tërë peshën
e vet në platformën me burim të hapur Hadoop për ngjeshje të sasive të
mëdha të të dhënave përgjatë mijëra serverëve. Microsoft tashmë është
duke e braktisur platformën pronësore të cilën e ka ndërtuar për ta
kryer të njëjtën gjë.
Gjatë javës së kaluar, një postim në blog nga
Redmond lajmëroi që ndërmarrja do të ndalonte zhvillimin në LINQ to HPC,
të njohur ndryshe si Dryad, një platformë kjo e zhvilluar në
laboratorin e hulumtimeve të Microsoft. Në vend të kësaj, ndërmarrja do
të përqendrohet në përpjekjen e vet për ta përdorur Hadoop për sistemin e
vet operativ Windows Server dhe shërbimin e vet online për ndërtimin
dhe vendosjen e aplikacioneve, Windows Azure.
“Hadoop ka kaluar si një platformë e shkëlqyer për
analizim të të vëllimeve të pastrukturuara ose të mëdha të të dhënave në
çmim të ulët, që përkon plotësisht me vizionin e Microsoft për
platformën e vet të informacionit,” shkruan Don Pattee, nga grupi i
Windows High Performance Computing të Microsoft, në një postim në blog.
Pattee tha që ndërmarrja kishte përditësuar
versionin e kaluar të Dryad, por që nuk do të lëshon një version zyrtar
të “prodhimit2. Microsoft nuk pranoi që të komentonte në postimin në
blog.
Sipas Matt Aslett, i cili është analist në 451
Group, kjo lëvizje nuk është befasuese, por tregon se sa shumë ka
ndryshuar Microsoft. “Është ende në ditët e hershme për ambientim
ndërmarrësor të Hadoop, por tashmë ka fituar mjaft vëmendje për ta bërë
të vështirë për projekte garuese për të marrë tërheqje,” tregoi Aslett
për Wired. “Disa vite më parë ka qenë e pamendueshme që Microsoft do të
mbështeste një projekt open source të shkruar në Java, duke e lënë të
vetmuar kontributin e vet në zhvillim.
0 comments:
Post a Comment