Shërbimi transmetues muzikor Spotify dhe
Microsoft kanë bërë të ditur gjatë ditës së sotme paraqitjen e
aplikacionit Spotify në kuadër të pajisjeve me Windows Phone 7.
Burime të ndryshme kanë konfirmuar se aplikacioni është paraqitur
para se të publikohet marrëveshja dhe përveç kësaj kjo lëvizje do të
duhej të paraqet një elemement të rendësishëm për platformën Windows
Phone. Aplikacionet që janë duke u shfaqur në Mango OS (versionin e
përditësuar të Windows Phone), kanë tërhequr vëmendjen dhe vlerësimet e
larta të disa prej entuziastëve të iOS.
Spotify është i gatshëm për shkarkim në Android si dhe iOs dhe ka
përejtuar një rritje shumë tëmadhe qysh prej lansimit në SHBA me
Facebook si partnerë kryesor për distribuim. Aplikacioni do të jetë pa
pagesë, por kërkon 9.99 dollarë pagesë për abonim.
0 comments:
Post a Comment