HP paraqiti monitorin 3D me çmim të volitshëm, i cili qysh tani ndodhet në shitje në SHBA.
Monitori
HP 2311gt ka diagonalen prej 23 inç, panelin TN me rezolucion prej
1,920 x 1,080 pikë dhe LED ndriçimin e prapavijës. Efekti tredimensional
arrihet me teknologjinë pasive FPR (Film Patterned Retarder) e cila nga
shfrytëzuesit kërkon përdorimin e 3D syzeve gjithashtu pasive.
Specifikat tjera përfshijnë kohën e përgjigjes prej 5 ms,
marrëdhënien e kontrastit prej 1,000:1 (apo dinamik prej 3,000,000 :1)
dhe video hyrjet DVI, VGA dhe HDMI. Me monitorin HP dërgon edhe
softuerin CyberLink PowerDVD me të cilin shfrytëzuesit mund të
konvertojnë 2D përmbajtjet ekzistuese (fotografitë dhe videon) në
versionin 3D. Çmimi i monitorit është 299 dollarë.

0 comments:
Post a Comment