Tableta të Samsung me Windows 8 në vitin 2012

Samsung ka thënë që do të lëshojë kompjuterët e vet të parë tabletë që e kanë sistemin e ardhshëm të Microsoft, Windows 8, në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, duke shtuar në portofolin e vet të pajisjeve të fuqizuara nga Android, zbuloi Uhm Kyu Ho, i cili është njeriu kryesor për shitjet dhe reklamat nga Samsung, në një intervistë me Bloomberg.
Derisa planet ende nuk janë pranuar publikisht, Kyu Ho tha që një nga tabletët e parë të Samsung që do ta kenë sistemin Windows 8 do të mund të kishte një version të ndryshuar të kompjuterit Series 7.
Series 7, për të cilin Samsung thotë që i kombinon të mirat e një llaptopi dhe kompjuterit tablet, tani ai e ka sistemin operativ Windows 7 të Microsoft dhe përfshin një tastierë rrëshqitëse dhe një paraqitje që rrëshqet për ta paraqitur një tastierë fizike. Me platformën Windows 7 dhe platformën e re në Windows për ndërmarrjet, paraqitja rrëshqitëse do të tjetë për bizneset pasi që ajo ua mundëson përdoruesve mundësinë për një paraqitje multi-touch ose një tastierë të plotë dhe ndërfaqe të miut.