Kompania Digital Staircase kalon në pronësi të Fecebookut. Ky
startup është më i njohuri për aplikacionet StereoCam, SmartSplice dhe
MovieCam për iOS.
Se cili është plani i Facebookut për
momentin askush nuk e di. Nga kompania kanë porositur se produktet e
Digital Staircase në këtë mënyrë do të vihen në dispozicion për publikun
e gjerë, sipas të gjitha gjasave për shfrytëzuesit mobil të Facebookut.
Janë paralajmëruar edhe “novacionet e reja”, e për fillim mund të
supozohet se do të paraqitet mundësia për korrigjimin e drejtpërdrejtë
të fotografive në aplikacionin mobil të Facebookut.
Aplikacionet e deritashme të Digital Staircase në App Store do të
mbesin deri me 5 dhjetor. Ata që tashmë janë duke i përdorur këto
aplikacione do të mund të vazhdojnë ti përdorin ato.

0 comments:
Post a Comment