Me sa duket shërbimi më i ri i Google, Music Store do të prezantohet gjatë kësaj jave.
Kjo,
pasi që Google ka dërguar ftesa për ngjarjen e veçantë e cila do të
mbahet në 16 nëntor, ndërsa është thënë se arsyeja e mbajtjes së kësaj
ngjarje lidhet me muzikën, dhe dyqanin e saj virtual për muzikën.
Për një kohë të gjatë është folur për Googe Music Store, ndërsa
Google ka thënë se ky shërbim do të thotë “shkundje” për industrinë e
muzikës, edhe pse nuk ka dhënë asnjë detaj se si kjo gjë mund të duket.
Ende nuk dihet se si do të punojë Google Music Store, por sipas të
gjitha gjasave, më shumë informacione lidhur me këtë do të kemi të
mërkurën.
0 comments:
Post a Comment