Apple sot edhe zyrtarisht e ka lansuar shërbimin e saj të ri,
iTunes Match, shërbimin e ri për muzikë, i cili është pjesë e iCloud.
iTune
Match do të kushtojë 24.99 dollarë për vit, ndërsa shërbimi është i
dizajnuar në atë mënyrë që të përputh muzikën me librarinë tuaj
personale të muzikës të cilën ju e keni në pajisjet tuaja Apple, dhe
muzika është e lëshuar prej iCloud.
Në sqarimin e Apple lidhur me mënyrën e funksionimit të këtij
shërbimi, thuhet se “iMatch gjen se cilat këngë nga kolazhi juaj muzikor
janë në dispozicion në iTunes Store. Dhe secila prej këngëve e cila
përputhet me shijen tuaj muzikore, do të shtohet automatikisht në
iCloud.
Pasi që në iTunes sot janë mbi 20 milionë këngë, kjo do të thotë se
shumica e tyre që ju i pëlqeni do të gjenden në iTunes Store. Për ta përdorur shërbimin e ri të Apple, ju duhet ta shkarkoni versionin e ri të iTunes 10.5.1, dhe më pas të qaseni në libraritë e mëdha të muzikës.
0 comments:
Post a Comment