Google ka qenë e njohur si ndërmarrje që i
parapëlqen algoritmet dhe automatizimin – të cilët përshtaten për
milionë njerëz – dhe jo shërbimet që kryhen nga njeriu.
Kjo funksionon mirë për ata për shumicën e
kohës, por mund të drejtojë drejt një çështje thelbësore: nëse diçka nuk
shkon mirë me një produkt të Google, është mjaft e vështirë që të
mirret një njeri në telefon. Është e vështirë të nervozohesh kur je duke
e përdorur një produk pa pagesë të Google, por mund të jetë mjaft
brengosëse kur ju jeni duke dhënë para çdo muaj për të përdorur aplikacionet
e Google për pakon për biznes, që ua mundëson bizneseve që t’i kenë
disa përparësi si domein të veçantë dhe veglat e adminit.
Këta përdorues premium të aplikacioneve historikisht kishin disa opsione kur gjërat shkuan keq – faqja për ndihmë
e Google përfshin troubleshooter të ndryshëm dhe mbështetje me email.
Por mbështetja me telefon ishte kufizuar, kështu që nëse çështja nuk
ishte kritike, ju me siguri që nuk do të kishit mjaft fat për të folur
me ndokënd.
Tani kjo po ndërron: gjatë një ligjërate në e përqëndruar për ndërmarrje, Atmosphere, Google ka lajmëruar që është duke e lëshuar mbështetjen telefonike 24 orë gjatë 7 ditëve për konsumatorët e biznesit për të gjitha çështjet që i prekin shërbimet e veta në bërthamë, që përfshihen Gmail, Docs, Calendar dhe aplikacione të tjera kyçe. Kjo është një marrëveshje e madhe – shumë biznese duan që të jenë të qetë kur flasin me dikë dhe kjo padyshim do t’i ndihmojë ndërmarrjeve që kishin hamendje për të vendosur për të përdorur aplikacione të Google.
0 comments:
Post a Comment