Versioni i ri i SO të Google është paraqitur së bashku me
telefonin e ri referent mobil të kompanisë, Galaxy Nexus të prodhuar nga
Samsung. Edhe pse telefoni teknikisht ende nuk mund të gjendet në treg,
Google përmbushi premtimin dhe publikoi kodin burimor të SO të ri,
Android 4.0.
Ky veprim i kompanisë është shumë i rëndësishëm
për shkak se ia mundëson programerëve të pavarur në mbarë botën që të
provojnë të adaptojnë SO ndaj telefonave më të vjetër mobil të cilët
zakonisht lihen prapa nga prodhuesit për sa i përket mbindërtimeve
softuerike.
Përveç Android 4.0 i cili është zhvilluar nën emrin Ice Cream
Sandwich, Google gjithashtu hapi edhe kodin e versionit të mëparshëm të
sistemit, të zhvilluar nën emrin Honeycomb. I njëjti deri tani ishte i
mbyllur për shkak se Google qëllimisht dëshiroi të pamundësoj partnerët
që të instalojnë këtë kod në telefonat mobil për shkak se ky iteracion i
SO-së nuk ishte i adaptuar për telefona.
Edhe pse kërkesat minimale harduerike për ekzekutimin e Android 4.0 nuk janë veçanërisht të larta (një GPU i kohës dhe 256 MB të memories punuese), ende është herët të flitet për atë se në cilët telefona do të arrij në formën e mbindërtimit zyrtar ose jozyrtar.
0 comments:
Post a Comment