Zotac së shpejti në shitje do ta lëshoj një version të GeForce
GTS 450 me ftohje pasive për ata që cilët kanë nevojë për performanca
mesatare grafike dhe punë të qetë.
Zotac GeForce GTS 450 ZONE
Edition ka procesorin grafik me takt prej 600 MHz me 192 shader të
cilët punojnë në 1.2 GHz si dhe ka mbledhësen 128-bitësh të memories.
Një gigabajt i memories në këtë rast është i tipit DDR3 (GTS 450
standard ka GDDR5) dhe punon në taktin prej 1,222 MHz, derisa ftohja
pasive është realizuar me sistemin dual-slot me tri gypa të bakrit për
nxjerrjen e nxehtësisë. Është i përkrahur edhe SLI, e kartela për punë
nuk kërkon furnizimin shtesë përmes konektorit 6-pinësh, siç ishte rasti
me dizajnin referent. Çmimi i pritur do të duhej të ishte në suazat
prej në mes 80 dhe 90 euro.
0 comments:
Post a Comment