Shërbimi i Apple i njohur si iCloud i cili është lansuar me iOS 5
e zëvendëson shërbimin tjetër MobileMe, dhe i njëjti është dizajnuar që
të punojë me iPhone 4S dhe pajisjet tjera të Apple me sistemin e fundit
operativ të kompanisë.
Me siguri se iCloud ende nuk ka
përfunduar si projekt, pasi që Apple është e interesuar që të shtojë një
numër të ri të funksioneve në këtë shërbim, ndërsa së fundmi është
thënë se Apple është duke planifikuar që ta shndërrojë iCloud në diçka
që i ngjan shumë Dropbox-it.
Për më shumë, tani thuhet se Apple është duke punësuar zhvillues të
ri dhe ekzekutiv të rinj të kompani, për ta zhvilluar shërbimin, me
qëllim që i njëjti të ofrojë shumë funksione të reja në këtë platformë, e
cila do të posedonte disa aplikacione të reja të bazuara në “re”.
Ajo që tashmë dihet, është se Apple është duke investuar shumë në
iCloud për ta bërë atë më interesante se MobileMe, i cili nuk kishte
ndonjë përgjigje të duhur në treg.
0 comments:
Post a Comment