Samsung publikoi se është në fazën përfundimtare të bisedimeve
me Google në lidhje me përkrahjen për Google TV në televizorët e vet.
Samsung
qysh në janarin e këtij viti në panairin Consumer Electronics Show
(CES) paraqiti playerët Blu-ray dhe pajisjet e dedikuara të ndërlidhura
me përkrahje për Google TV, por asnjëherë nuk i lëshoi në treg.
Drejtori i departamentit të televizorëve pranë Samsung, Yoon Bookeun,
tha se kompania planifikon të paraqes televizor me përkrahje për Google
TV në një eveniment gjatë vitit të ardhshëm, por nuk dha kurrfarë
detaje shtesë. Vetëm ceki se kompania bashkëpunon me Google për
paraqitjen e këtyre pajisjeve.
Gjithashtu është paralajmëruar që Samsung në panairin e ardhshëm CES
gjatë muajit janar në Las Vegas do të paraqes gjeneratën e re të
ekraneve OLED.
0 comments:
Post a Comment