Modeli P330 është ultraportativi i ri në linjën Xnote të LG-së.
Kompania publikoi se ka filluar me dërgesat në tregun amë – atë të
Koresë.
Pesha e këtij ultraportativi është 1.7 kg, ai ka
ekranin prej 13.3-inç me LED ndriçim të prapavijës, punon me gjeneratën e
fundit të procesorëve të Intelit. Rezolucioni i ekranit është 1,366 x
760 piksel. Portativi zakonisht vjen me 4 GB RAM, grafikën GeForce GT
555M, në vend të diskut klasik mund të zgjidhet edhe ai SSD. Të
pranishëm janë konektorët USB 3.0 dhe HDMI, e bateria është me 6-qeli.
Çmimet e portativit varësisht nga konfigurimi në Kore janë përllogaritur në mes 1,300 dhe 1,950 dollarë.

0 comments:
Post a Comment