Kompania Blizzard e cila qëndron pas lojës World of Warcraft, publikoi se këtë vit ka humbur rreth një milion lojtarë.
Në
vend të 11.1 milion abonentëve, sa ishin të regjistruar në muajin
qershor, gjatë shtatorit ky numër ishte 10.3 milion. Nga fillimi i vitit
deri në qershore humbi edhe 300 mijë të tjerë.
Nga kompania thonë se ekziston hapësira për avancim dhe se shpresojnë
se shtesave dhe ekspansioneve të reja do të arrijnë të kthejnë
shfrytëzuesit.
BBC Newsbeat pyeti shfrytëzuesit se cila ishte arsyeja e tyre për
largimin nga Warcraft, e përgjigjet ishin të ndryshme – duke filluar nga
ajo se kishte lojëra më të mira pa pagesë e deri te ajo se ekspansioni i
fundit ishte i keq ose që thjeshtë, edhe ata si miqtë e tyre e kishin
tejkaluar WoW-in.

0 comments:
Post a Comment