Ekspertët e sigurisë thanë se njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm kur zgjedhin fjalëkalimet e tyre për hyrje në internet.
Morgan Slain, shef ekzekutiv i SplashData, kërkoi që çdo përdorues që
përdorë ndonjërin nga fjalëkalimet e paraqitur më poshtë ta ndërroj atë
menjëherë.
“Hakerat lehtë mund të thyejnë llogari të shumta, duke i bashkuar
numrat me shkronjat dhe kombinime të ndryshme. Edhe pse njerëzit janë të
inkurajuar për zgjedhje të një fjalëkalimi të sigurtë dhe të fortë, ka
edhe shumë njerëz që ende vazhdojnë të zgjedhin fjalëkalime të dobët,
duke e vendosur veten në rrezik nga mashtrimet dhe vjedhjet e
identitetit,” tha Slain.
Disa këshilla për zgjedhje të një fjalëkalimi në internet:
- Shkruani lloje të ndryshme të karaktereve në fjalëkalimet tuaja, përfshini numra, shkronja dhe shenja të veçanta.
- Zgjidhni fjalëkalimet me më shumë se tetë shkronja. Fjalë jo shumë të gjata, me shenja si ” $ % & / € etj.
- Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim ose kombinim të emrit tuaj për faqet e shumta të internetit.
- Përdorni ndonjë menaxher në kompjuter për ruajtjen e fjalëkalimeve që i përdorni në internet, një menaxher i përshtatshëm mund të jetë programi Notepad i Windows, në të cilin mund të ruani të gjithë fjalëkalimet dhe në fund ta vendosni në një folder, dhe atë folder ta bëni me fjalëkalim në mënyrë që askush të mos hyjë në privatësinë tuaj.
25 fjalëkalimet me të këqija të vitit:
- password
- 123456
- 12345678
- qwerty
- abc123
- monkey
- 1234567
- letmein
- trustno1
- dragon
- baseball
- 111111
- iloveyou
- master
- sunshine
- ashley
- bailey
- passw0rd
- shadow
- 123123
- 654321
- superman
- qazwsx
- michael
- football
0 comments:
Post a Comment