Dërgoni porosi me zë falas në Android dhe iPhone

Nëse ju pëlqen incizimi i bisedave telefonike që t’i mbani në mend hollësitë e rëndësishme, ose dëshironi që t’i dërgoni ndonjë gjë më personale se sa vetëm një porosi tekstuale, Blip.me ua mundëson incizimin e porosive me zë dhe t’i dërgoni ato te dikush tjetër në çast në listën tuaj të kontakteve. Në mënyrë tjetër, mund të mbani shënime si rikujtues personal.
Sapo të instalohet, aplikacion Blip.me lidhet me listën e kontakteve tuaja për ta lehtësuar dërgimin e porosive sapo t’i incizoni ato. Vetëm zgjedheni personin tek i cili dëshironi ta dërgoni, prekni butonin “hold and speak” në ekranin e telefonit tuaj dhe thuajeni porosinë. Kur ju e lëshoni butonin, porosi menjëherë i dërgohet kontaktit tuaj. Nëse shoku juaj është gjithashtu duke e përdorur aplikacionin, porositë ardhëse me zë mund të dëgjohen zëshëm ose kur ju e sjellni telefonin  afër veshit tuaj.

Aplikacioni funksionon ashtu që nëse do të donit t’ia dërgonit vetes porosi të shkurta me zë ose të incizoni ndonjë shënim me zë për shkak të nevojave tuaja, por është argëtuese që të kombinohet aftësia për të incizuar shënime personale me aftësinë për të dërguar shënime me zë. Blip.me është falas dhe i gatshëm në tregun e aplikacioneve për Android dhe ndodhet edhe në iTunes App Store.