Është vënë në dispozicion beta versioni i Chrome 16. Në këtë
version të shfletuesit, Google është marrë më shumë me përdoruesit e
shumëfishtë të të njëjtit kompjuter.
Chrome 16 kështu ka
përkrahjen për llogaritë e shumëfishta përdoruese. Duke pasur parasysh
se llogaritë e shfrytëzuesve në Chrome janë të ndërlidhur me shërbimet e
Google, secili shfrytëzues do të ketë mundësinë e sinkronizimit të
faqeve, temave dhe ueb aplikacioneve të preferuara. Në mënyrën e
përdorimit me llogari të shumëfishta, në Chrome shfaqet informata për
shfrytëzuesin e kyçur me mundësi të thjeshtë për kyçje të shfrytëzuesve
tjerë. Nga Google tërheqin vërejtjen se ndryshimi i shfrytëzuesit në
Chrome nuk është i mbrojtur me fjalëkalim ose ndonjë mekanizëm tjetër
mbrojtës.
Beta versioni i Chrome 16 është në dispozicion për Windows, Linux dhe
Mac OS X. Versioni përfundimtar pritet të paraqitet vetëm pas disa
javësh.
0 comments:
Post a Comment