Me 1 dhjetor 2011 në ambientet e “Hotel
Sheranton”, Microsoft Albania organizon “Microsoft Day”, ne ç’rast
pritet të prezantohen risitë më të fundit teknologjike para audiencës
shqiptare nga gjiganti teknologjik Microsoft.
Microsoft Day është eventi më i madh i teknologjisë së
informacionit i mbajtur në Shqipëri. Tradicionalisht mbledh së bashku
profesionist, inxhinierë të zhvillimit, arkitektë software dhe
menaxherët e biznesit të IT. Edhe këtë vit pritet të ketë intersim të
madh dhe për shkak të kësaj zyra e Microsoft Albania ka njoftuar se të
interesuarit për të marr pjesë në këtë event duhet të sigurojnë biletën e
tyre online.
Përfaqësues të Microsoft Albania kanë shtuar se duhet bërë konfirmimi
për pjesëmarrje megjithëse nuk kemi pranuar ndonjë informacion se ku
dhe si por me gjasë duhet të bëhet duke kontaktuar zyrtarë të Microsoft
në Tiranë.
Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit PCWorld Albanian do të jetë
atje për të përcjellë nga afër ngjarjen dhe për t’ju sjellë
inforamcionet më të fundit para jush.
0 comments:
Post a Comment