Në 25-vjetorin e themelimit të qendrës së vet hulumtuese, Nokia
paraqiti telefonin e ri konceptual i tërë trupi i të cilit është ekran i
ndjeshëm në prekje.
Pajisja e quajtur Nokia Gem, ka të
gjitha anët e mbaruara nga ekrani i ndjeshëm në prekje i cili ndryshon
pamjen varësisht nga funksioni që është duke u përdorur në momentin e
caktuar. Për shembull, nëse është duke u përdorur aplikacioni për
navigacion, në një anë të telefonit do të shfaqet harta, e në tjetrën
lokacioni momental. Gjithashtu, nga anash mund të shfaqen kontrollet e
ndryshme në lidhje me aplikacionet specifike. Nokia gjithashtu ka një
vizion sipas të cilit reklamat do të mund të shfaqen në pjesën e pasme
të celularit në shkëmbim për tarifën më të ulët për shërbimet e
telekomunikimit.
Edhe pse deri te përdorimi i kësaj teknologjie në pajisjet në treg
sipas të gjitha gjasave do të kaloj edhe shumë kohë, në Nokia theksojnë
se Gem është shenjë se kompania është ende e kushtuar ndaj zhvillimit të
teknologjisë e cila do të ndryshoj mënyrën në të cilën përdorim
telefonat celularë dhe pajisjet tjera.
0 comments:
Post a Comment