Për sa i përket shfletuesve të cilët po përdoren në smartphone dhe tablet, Opera ka shënuar një rënie të dukshme të posedimit.
Nga vendi i dytë i shfletuesve më të popullarizuar, ku në të parin
natyrisht është Safari, e ka rrëzuar shfletuesi i Androidit, i cili tani
ka posedim prej 18.65%. Opera nga gati 19% të tregut të shfletuesve
mobil gjatë muajit të kaluar në tetor ra në 13.12 për qind.
Symbian është i katërti me 2.55%, e BlackBerry browser ka në posedim rreth 2.04%.
Safari po e vazhdon dominimin në tregun global të shfletuesve mobil, dhe nga rreth 50 për qind gjatë vitit të kaluar, tani arriti në 62.17%.
Safari po e vazhdon dominimin në tregun global të shfletuesve mobil, dhe nga rreth 50 për qind gjatë vitit të kaluar, tani arriti në 62.17%.
Për sa i përket shfletuesve për PC nuk ka ndryshim në radhitje –
Internet Explorer është ende i pari (52.63%), Firefox i dyti (22.51%), i
treti është Chrome (17.62%), e Safari dhe Opera ndodhen në vendin e
katërt respektivisht të pestë. Safari i cili në variantin mobil po
udhëheq, për sa i përket tregut të PC-ve ka në posedim vetëm 5.43 për
qind.
Të dhënat tjera të kompanisë NetMarketshare mund ti shikoni këtu.

0 comments:
Post a Comment