Genius paraqiti një mi interesant pa tela DX-Eco, i cili për
punë nuk ka nevojë për bateri. Në vend të përdorimit të baterive
standarde të formatit AA ose AAA ose ato me përbërje litium-jone, Genius
për furnizimin e këtij miu përdorë kondensatorin.
Ky dizajn
mundëson peshën më të vogël të miut dhe përdorimin më të thjeshtë nga
shfrytëzuesi i fundmë – miu mjafton të mbushet një herë ndërsa mbushja
zgjat tri minuta. Natyrisht, shfrytëzuesit më nuk kanë nevojë të
brengosen për blerjen e baterive të reja. Përveç furnizimit novator,
DX-Eco ka dizajnin ergonomik të adaptuar për ata që punojnë me dorën e
djathtë dhe ka anësoret nga goma, mundësia e scrollimit të shpejtë të
sasive të mëdha të tekstit, tastin për ndryshimin e rezolucionit dhe dy
susta anësore.
Senzori optik BlueEye ka rezolucionin prej 1,600 dpi, e ai mund të
zvogëlohet në 800 dpi duke shtypur një tast të posaçëm, e miu sipas
pohimeve punon në llojet e ndryshme të bazamenteve duke përfshirë edhe
xhamin, mermerin, pëlhurat e të ngjashme. Çmimi i tij është 49.99
dollarë.
0 comments:
Post a Comment