Google vazhdon që të sigurojë pozitën e
vend si top ofruesi për softuerë për email dhe bashkëpunim online për
botën e ndërmarrjeve.
Konsumatori i fundit që është regjistruar për Google Apps paraqitet të jetë General Motors. Wall Street Journal raporton
që Google është afër për ta nënshkruar një marrëveshje për të ofruar
platformën e vet të bazuar në cloud për aplikacionet produktive për më
shumë se 100,000 punëtorë të GM.
Sidoqoftë, WSJ gjithashtu raportoi që Google duhet
t’i plotësojë disa kërkesa të caktuara përpara se GM përfundimisht ta
vendos në funksionin softuerit e tij.
Këto kërkesa nuk janë treguar hollësisht për publikun, e as Google as GM nuk kanë lajmëruar ende ndonjë gjë zyrtarisht.
Përveç kësaj, nëse kjo shkon në të mirë të Google,
do të ishte një fitore e madhe për Google. Deri më tani, General Motors
ka raportuar që ka qenë duke përdorur Lotus Notes të IBM.
Më e rëndësishmja, kjo tregon për një ndërrim të
madh në mes të konsumatorëve të biznesit (madje edhe shfrytëzuesit) nga
softuerët e vjetër të bazuar në desktop si Microsoft Office tek një
pëlqim për shpërnguljen e çdo gjëje në cloud.
Dhe pse jo? Opsionet si Google Apps janë më të lira
(ndërmarrjet me më shumë se 10 punëtorë paguajnë 50 dollarë për çdo vit
për çdo përdorues), më të qasshme – risia e të cilave vlen më së shumti
kur bëhet fjalë për bashkëpunime që kanë të bëjnë me projekte për punë.
Google Apps është gjithashtu mjaft më i lehtë për t’u kuptuar dhe
përdorur nga një përdorues mesatar i kompjuterit dhe është më i
përshtatshëm kur bëhet fjalë për ndërmarrje të të gjitha madhësive.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment