Angry Birds, një prej lojërave më të
famshme në botë që ka debutuar në Apple, Android, PC dhe pajisje tjera,
është shkarkuar më shumë se një gjysmë miliard herë, duke forcuar
pozitën e saj si loja më e shitur mobile në botë.
Për të festuar këtë rast, kompania Finlandeze Rovio ka postuar
një video në llogarinë e saj ë YouTube, duke e ndërlidhur atë me
statistika që vërtetojnë sesa e popullarizuar është bërë loja. Sipas
Rovio, lojtarët e Angry Birds deri tani kanë luajtur 200,000 vite, me
300 milion minuta në kohë ditore të argëtimit.
Në maje të kësaj, 266 miliard nivele të Angry Birds janë luajtur, 400
miliard zogj janë lansuar dhe 44 miliard yje janë mbledhur.
Rovio është momentalisht duke shikuar mundësinë e rritjes së
prezencës së saj në tregun botëror, duke hapur zyre në Kinë dhe duke
ofruar gjëra unike për tregun Kinez.
Kompania gjithashtu është duke
shikuar mundësinë për të dërguar franshizen në Hollywood, dhe duke
punësuar drejtorin e mëparshëm David Maisel për të prodhuar filmin e ri,
e gjithashtu duke bashkëpunuar edhe me partner si Starbukcs për të
shpërblyer gejmerët.
Sipas asaj që po shihet tani loja nuk është duke shfaqur shenja të
ngadalësimit të shitjes në të ardhmen e afërt, pasi që Rovio po tenton
të zgjerojë ofertën e saj në shitje të mëtutjeshme dhe në shfaqje të
titujve të rinj. Ndiqni videon Burimi: PCworld


0 comments:
Post a Comment