Nuk është dëgjuar edhe shumë në lidhje me
gjeneratën e re të Xbox të Microsoft, që përflitej në të kaluarën se do
të quhet Xbox 720, por mesa duket konzolat e re ose gjenerata e ardhshme
e Xbox, do të quhet Xbox Next.
Sipas një raporti të publikuar së fundi, Xbox Next është i
paraparë që të debutojë në vitin 2013, dhe mund të shpaloset në E3 2013,
dhe këtë gjë e kanë konfirmuar disa portale online që përcjellin lajme
të teknologjisë, natyrisht duke u bazuar në burimet e tyre.
Sipas Develop, Xbox Next pritet të paraqitet në raftet e dyqaneve
para zezonës së fetave në viti n2013, dhe përveç kësaj ata kanë thënë se
Lionhead është duke punuar në një projekt për Xbox Next që quhet “Fable
Next”.
Do të jetë interesante të shihet se çka do të ofrojë Xbox Next, pasi
që Microsoft ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me Xbox 360, dhe me
paraqitjen e Xbox Kinect, kështu që kompania ka qenë në gjendje të
krijojë një produkt shumë të popullarizuar.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment