BioWare gjatë ditës së sotme ka shpalosur detajet rreth demos së Mass Effect 3 që pritet të paraqitet në janar të vitit 2012.
Demo e parë do të ofrohet edhe në modusin single-player dhe
multiplayer, dhe do të shfaqet në të gjitha regjionet e parapara për
debutim të lojës. Duke ofruar një pjesë të mirë të asaj që mund të
prisni nga një titull i BioWare, loja pritet të debutojë zyrtarisht me 6
mars 2012.
Nëse jeni duke menduar që të bleni lojën Battlefield 3, ju do të mund
të fitoni një qasje më të hershme demon e Mass Effect 3, sepse me
Battlefield do të ofrohen disa detaje sesi të fitohet kjo qasje. Por mos
harroni se BioWare do të shpalos edhe forma tjera për të arritur deri
tek demo deri në fund të vitit.
Data e saktë e lansimit pritet të bëhet e ditur në nëntor, ndërsa do
të ofrohet edhe një program tjetër përmes të cilit lojtarët do të
fitojnë mundësi të fitojnë qasje të hershme në lojë.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment