Apple po përgatit modele të reja MacBook Pro

Kemi dëgjuar thashetheme gjatë disa javëve se Apple është duke u bërë gati për të lansuar disa MacBook Pro të rinj, dhe disa pranë “9 to 5 Mac” së fundi kanë zbuluar disa detaje të reja në këtë drejtim dhe sipas asaj që po shihet deri më tani, ka gjasa që të shohim lansimin e disa Macbook Pro të rinj në javët në vazhdim.

Sipas një raporti të ri, MacBook Pro mund të shfaqet në treg me çmimin e njëjtë sikurse modelet ekzistuese edhe pse nuk ka ndonjë detaj në këtë drejtim, edhe në lidhje me harduerin që do të kenë MacBook’ët e rinj.
Natyrisht kjo ende duhet të konfirmohet nga Apple, edhe pse “9 to 5 Mac” konfirmon se furnizimet për modelet ekzistuese kanë filluar të shkurtohen, dhe zakonisht në këto momente fillon faza e shfaqjes së telasheve.
Burimi: PCworld