Wikileaks është duke mbetur pa para. Ose,
kjo organizatë nuk po mund të merr para për shkak të një bllokade
ekonomike nga Visa, Mastercard, Paypal dhe institucionet e tjera
financiare. Ndërmarrjet e kredit kartave filluan gjatë vitit të kaluar
që t’i bllokojnë pagesat drejt Wikileaksit dhe pamundësia për të marrë
donacione nga publiku përgjatë kredit kartave dhe transfereve të tjera
elektronike është duke e marrur taksën e vet në organizatë.
Në një porosi në uebfaqen e vet, Wikileaks lajmëron që do të pushojë së publikuari dokumente të reja derisa t’i financat e vet në rregull:
Ne jemi të detyruar që përkohësisht ta suspendojmë publikimin ndërsa ne e sigurojmë mbijetesën tonë ekonomike. Për gati një vit ne kemi qenë duke luftuar një bllokadë të paligjshme financiare. Ne nuk mund t’i lejojmë ndërmarrjet gjigante financiare të Shteteve të Bashkuara që të vendosin se si tërë bota voton me xhepin e vet. Betejat tona janë të kushtueshme.

Wikileaks kërkon ndihmë për të luftuar kundër
bankave dëmtuese. Natyrisht, shumica e njerëzve do ta shohin si të
vështirë ndihmimin, nëse Wikileaks nuk mund të pranojë kredit karta. Por
ekzistojnë disa rrugë të tjera për të marrë para për këtë organizatë,
duke përfshirë bitcoin, Flattr, dhe, natyrisht, depozitë të drejtpërdrejtë. Vetëm rreth 5% e donacioneve vijnë nëpërmjet këtyre rrugëve të tjera.
Më poshtë është themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, duke folur për gjendjen financiare për Wikileaks.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment