Lançohet rrjeti i parë social për gratë
shtatzana dhe prindër, i cili është www.bebaime.com. Ndryshe nga
rrjetet e tjera, target grupi, të cilit i drejtohet dhe i shërben ky
rrjet është i veçantë dhe në të njëjtën kohë shumë i gjerë.
Informacionet, që ai ofron jepen në formën e shkrimeve të ndryshme,
këshillave, recetave, pyetje-përgjigjeve etj.
Artikujt e paraqitur në të janë të shumtë dhe të çdo situate,
që prej krijimit të shtatzanisë, edhe përgjatë saj, lindjes së bebit
dhe rritjen e tij deri në moshën 4 vjeçare. Gjithashtu rrjeti në fjalë,
përmban këshilla edhe në raste sëmundjesh të ndryshme, që mund të kenë
fëmijët dhe cilat janë simptomat me të cilat ato shfaqen. Por jo vetëm
kaq, këshillat vijnë nga fusha si psh: këshilla për udhëtimin sëbashku
me foshnjën, lodrat më të mira për të, receta me bimë mjekesorë për
djegien nga dielli, këshilla për momente më të rëndësishme të zhvillimit
të fëmijëve, për rregullat e fjetjes për foshnjat, për menu dhe
receta se si duhen ushqyer foshnjat etj.
Të gjitha këto do të ndihmojnë
në zgjidhjen e problemeve që vetë nënat ose foshnjat kanë. Kjo uebfaqe
përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar
vetëm për nevoja edukative.
Siç e thamë edhe pak më lart, në të gjenden rubrika të ndryshme
siç janë: Tema, ku gjenden shkrime e artikuj të ndryshëm. Më pas,
ekziston edhe rubrika e Perinatologjisë, e cila është degë e obstetrikës
dhe gjinekologjisë, që përfshin kujdesin e ofruar për nënën gjatë
shtatzënisë së saj dhe kujdesin menjëherë pas lindjes. Kjo fushë është e
njohur edhe si ilaçi nënë-fetale. Gjithashtu një nga rubrikat e veçanta
është edhe Neanatologjia - specialiteti mjekësor që merret me kujdesin e
foshnjave të porsalindura, bebeve të sëmura dhe fëmijëve të
parakohshëm. Neonatologjia në thelb është një term teknik i zbukuruar që
nënkupton "mjek i foshnjave". Nuk mund të mos theksojmë edhe rubrikat e
tjera siç janë Menopauza, Pyet Nënat, Emra fëmijësh, Gjetje
kujdestaresh. Një rëndësi të veçantë zënë edhe anketat online, të cilat
bëhen për qëllime të ndryshme, të theksuara në këtë uebfaqe. Pjesa më
direkte e kësaj të fundit janë rubrikat Pyet pediatrin dhe Pyet
gjinekologun. Në të mund të bëhen pyetje konkrete për probleme të
ndryshme që mund të ketë nëna ose foshnja. Pediatër-neanatolog që do të
përgjigjen janë Dr.Med. Selim Thaqi dhe Dr. Niketa Kolici, po ashtu në
fushën si obstetre-gjinekologe, pyetjeve të ndryshme do ju përgjigjen MD
Mimoza Keta dhe Dr. Mr. Sci. Memli Morina.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment