Nëse ju jeni një pronar i një iPad 2,
sigurisht se jeni të lumtur me të por keni parasysh se nëse keni miq që
janë paksa në rrjedha me trende teknologjike atëherë mos harroni se
fjalëkalimi juaj që keni vendosur në të do të mund të largohet pa
telashe me një “smart cover”.
Me një video të re të postuar nga “9 to 5 Mac.com” shfaqen disa
hapa të lehtë që mund të shfrytëzohen me ndihëm e mbulesës së mençur për
të shfrytëzuar këtë lëshim të sigurisë në iPad 2. Me fjalë të tjera
çfarëdo që keni të fshehur në pajisjen tuaj do të mund të arrihet pa
problem me këta trika të thjeshtë që po shihni në video. Qoftë e-mail,
aplikacione apo “Home Screen”.
Për të shfrytëzuar këtë lëshim, mbani të shtypur butonin e ndezjes së
njësisë së kyçur derisa të shfaqet shiriti rrëshqitës për fikjen e tij,
më pas mbuloni njësinë me mbulesën e mençur dhe më pas hapeni atë dhe
klikoni mbi Cancel.
Për fat pronarët e iPad mund të jenë të sigurt se
njësia mbetet e mbyllur por nëse ndonjë informatë e ndjeshme mbetet e
hapur në ekran ajo mund të qaset.
Nëse hapni ekranin në ekranin kryesor ju nuk do të jeni në gjendje të
hapni aplikacione të reja, edhe pse kushdo që dëshiron të shkaktojë
telashe mund të fshijë aplikacionet nga ekrani kryesor. Shikoni videon
për të parë më konkretisht si bëhet kjo.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment