Ky versioni i Ubuntus është i dyti që përdorë Unity, por edhe
GNOME 3, i cili thënë të drejtën është një hap drastik ndaj ndërfaqes
klasike GNOME që deri tani shihej në distribucionet e Ubuntus.
Ubuntu
11.10 sjell ndryshime të shumta dhe risi të ndryshme përveç GNOME 3 i
cili konsiderohet se është ndryshimi më i rëndësishëm i këtij versioni.
Unity tani është dukshëm më i shpejtë, e kursori në mënyrë automatike i
adaptohet ngjyrave të prapavijës, ndërsa ende ofron Software Center më
të shpejtë i cili tani përkrah funksionin e kërkimit, sikurse dhe
shitorja e muzikës Ubuntu One. Deja Dup tani është pjesë integrale e
Ubuntus, sikurse dhe Firefox 7.0.1, Thunderbird 7.0.1, Shotwell 0.11.2
dhe Banshee 2.2.0.
Versioni i ardhshëm i Ubuntus, LTS 12.04, do të quhet Precise
Pangolin, i cili përkundër pritjeve nuk është një pinguin, por një
gjitar afrikan, i njohur sipas qëndrueshmërisë dhe fuqisë. Pangolin në
versionin Alpha 1 arrin me 1 dhjetor, pastaj pasojnë Alpha 2 në shkurt,
dy beta në muajin mars dhe versioni final dhe ai RC me 26 prill të
vitit të ardhshëm.
0 comments:
Post a Comment