Sipas një postimi në blogun e saj, Google ka thënë se ka
ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta bërë kërkimin në faqen e saj edhe
më të sigurtë.
Shumica e njerëzve janë ri-drejtuar nga linku
http:// në https:// gjatë kërkimit të rezultateve, ndërsa gjiganti i
kërkimeve online ka thënë se në këtë process do të kalojnë edhe
përdoruesit tjerë gjatë javëve të ardhshme.
Në deklaratën e saj, Google ka thënë se ajo është e dedikuar për ta
siguruar kërkimin e rezultateve në motorin e kërkimit, si dhe në
mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve të saj të jashtë, dhe atyre që
qasen në Google përmes llogarive të tyre personale.
Google gjithashtu ka thënë se përdoruesit do të ri-drejtohen direkt në versionin e enkriptuar të Google Search
0 comments:
Post a Comment