Nëse mund ti besojmë shkrimit në Digitimes, prodhuesit udhëheqës
të kompjuterëve, në mes të cilëve edhe HP dhe Dell, së shpejti
planifikojnë ti përvjelin mëngët dhe të futen në prodhimin e tabletëve
me Windows 8. Modelet e rinj në treg pritet të paraqiten gjatë çerekut
të tretë të vitit të ardhshëm.
Paraqitja e Kindle Fire të
Amazonit nisi një luftë me çmime në mes të prodhuesve të tabletëve me
Android, e ca prej tyre po e kërkojnë alternativën në platformat e reja.
Gjithashtu, sipas pohimeve të njëjtë, Dell dhe Lenovo do të
përqendrohen në prodhimin e pajisjeve tablet për afarizëm. Dell, siç ka
paralajmëruar edhe vet kompania, ofertën e vet do ta bazoj në Windows 8,
derisa Lenovo, Acer dhe Asus do të vazhdojnë të përdorin edhe
Androidin.
Sipas pohimeve kinse të besueshme, të cilat ishin në dispozicion prej
më herët, Microsoft RTM versionin e Windows 8 do të mund ta kishte në
dispozicion qysh në prillin e vitit të ardhshëm.
0 comments:
Post a Comment