Kompania motër e Motorola Mobility, Motorola Solutions, paraqiti
tabletin ET1. Bëhet fjalë për pajisjen 7-inçëshe që i dedikohet
kryesisht përdorimit ndërmarrës.
Tableti vjen me Android
2.3.4 Gingerbread, ka dimensionet prej 130 x 25 x 224 mm, ndërsa peshon
630 gram. Ekrani kapacitiv i ndjeshëm në prekje me rezolucionin prej
1,024 x 600 piksel është i mbrojtur me xhamin Gorilla, e nga specifikat
theksohet procesori është një-gigahercësh me dy bërthama, pajisja ka një
gigabajt të memories punuese dhe 4 GB të memories flash, si dhe sllotin
për kartelat e memories microSD.
Kamera e pasme ka rezolucionin prej tetë megapiksel, ndërsa aty është
edhe kamera e përparme për videothirrje, tableti ka edhe GPS-në,
akselerometrin, konektorët USB dhe HDMI si dhe lexuesin e barkodeve.
Është përfshirë bateria prej 4,620 mAh e cila mund të ndërrohet pa pasur
nevojë për fikjen e pajisjes.
Dërgesat në tregun amerikan fillojnë në dhjetor. Çmimi i propozuar i shitjes së pajisjes është 1,000 dollarë.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment