Vitin e kaluar me paraqitjen e iPhone 4 u patën bërë më se
600,000 para-porosi brenda 24 orëve të para. Këtë vit, ky numër është
dyfishuar, duke arritur në mbi një milion pas nisjes së para-porosive
përmes operatorëve AT&T, Sprint dhe Verizon.
Sidoqoftë,
duhet vënë re se krahasimi që bëhet në mes të iPhone 4 dhe 4S nga vet
Apple mund të mos jetë dhe aq i drejtë. iPhone 4S është vënë
njëkohësisht në shitje tek të tre operatorët në krahasim me iPhone 4 i
cili ishte vënë në shitje vetëm përmes një operatori. Është e logjikshme
që më shumë operatorë do të sjellin më shumë shitje, edhe pse shifrat
nuk është se përputhen nëse shikohen në këtë logjikë.
Edhe pse Apple nuk ka dhënë një listë të detajuar të para-porosive,
AT&T ka thënë të Premten se në 12 orë ka marrë mbi 200,000
para-porosi për iPhone 4S. Kompania sidoqoftë nuk ka dhënë shifrat për
gjysmën tjetër të ditës.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment