Kompania Arctic Cooling paraqiti dy ftohës për kartelat grafike
që i dedikohen grupeve të ndryshme të shfrytëzuesve. I pari është
Accelero P1 Plus, ftohës ky pasiv i cili mund të montohet në rreth
tetëdhjetë modele të kartelave grafike të Nvidias dhe AMD-së.
Ftohësi
ka katër gypa për nxjerrjen e nxehtësisë me diagonale prej 6
milimetrave të cilët kalojnë nëpër bazën nga bakrit që mbulon GPU-në dhe
nxehtësinë e liron në 32 fletëza nga alumini. Dimensionet e zgjidhjes
janë 230 x 135 x 42 milimetra, e çmimi 49.95 dollarë.
Modeli Accelero Twin Turbo 6990 në veçanti është i dizajnuar për
ftohjen e Radeon HD 6990 dyprocesorësh të AMD-së. Ftohësi ka krejtësisht
dy PWM ventilator 120-milimetrash, dhjetë gypa të bakrit për nxjerrjen e
nxehtësisë dhe 86 fletëza të aluminit si dhe ka kapacitetin e ftohjes
prej 400 W. Pesha e vet ftohësit është 820 gram, derisa çmimi
relativisht i lartë – 149.95 dollarë.

0 comments:
Post a Comment