Sipas Reuters, kompania Apple planifikon të mbyllë të gjitha
dyqanet e saj të mërkurën, në shenjë përkujtimi për vizionarin e
kompanisë së tyre, Steve Jobs.
Shërbimi publik përkujtimor për nder të Jobs do
të mbahet gjatë ditës së nesërme prej 10:00, ngjarje e cila pason
mbledhjen private për Steve Jobs.
Të gjithë të punësuarit e Apple do të përdorin kohën e
tyre jashtë orarit për të parë ngjarjen direkte, e cila do të
transmetohet në çdo dyqan të kompanisë.
Përkundër shuarjes së njeriut i cili e krijoi Apple dhe
produktet kryesore të saj, kjo ishte një jave e nxehtë për shitjet e
kompanisë, e cila theu rekordet e saj me shitjen e iPhone 4S, dhe
lëshimin e versionit të ri të sistemit operativ, iOS 5.
0 comments:
Post a Comment