Capcom ka konfirmuar se Street Fighter X
Tekken është gati për debutim për platformat Xbox 360 dhe PS3, ndërsa
është në zhvillim e sipër për PC.
Capcom ka shfaqur një prezencë të madhe në Comic-Con në
korrik, duke shfrytëzuar rastin për të shpalosur Ultimate Marvel vs
Capcom dhe karterët e rinj për Street Fighter X Tekken. Comic-Con që
mbahet në Nju Jork kësaj radhe nuk duket se do të jetë më ndryshe për
Capcom, ku pritet të publikohet titulli Street Fighter X Tekken për
platformat Xbox 360 dhe Playstation 3, gjatë muajit mars të vitit të
ardhshëm.
Por kjo nuk është e tëra. Në kuadër të Comic-Con në San Francisco
pritet që të konfirmohen të dhënat se një titull për PC është në
zhvillim e sipër. Capcom nuk ka ofruar një datë lansimi për PC dhe
PlayStation, të edicionit Vita të Street Fighter X Tekken.
Përveç kësaj, Ono ka ofruar fjalët e para në lidhje me Street Fighter X Tekken Special Edition për Amerikën Veriore. Pakoja Premium përfshin lojën, si dhe një kabinet integruar arkadë dhe një libër unik. Capcom nuk ka bërë të ditur çmimin për Street Fighter X Tekken Special Edition dhe nuk është përgjigjur ndaj pyetjeve të gazetarëve.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment