Sigurisht cicërimat e çuditshme nga njerëz
që nuk ju ndjekin në Twitter, nuk janë diçka e pazakontë as për ju.
Rastet e këtilla si “Kam lexuar diçka shumë të keqe për ju, a e keni
parë këtë” nuk janë të rralla..
Dhe nuk është i rrallë rasti kur njerëzit klikojnë linkun dhe
në raste të caktuara, si në një rast të fundit, drejtohen tek faqja
kryesore “e Twitter” dhe u kërkohet që të kyçen sërish. Rastet e këtilla
janë gjithnjë të dyshimta, dhe njerëzit nga kurioziteti vazhdojnë të
shikojnë dhe të klikojnë tutje, por keni kujdes.
Sophos ka identifikuar këto lloj cicërimash si sulme direkte të
vjedhjes së identitetit. Thjeshtë përmes këtij mashtrimi tentohet t’ju
merret nën kontroll llogaria juaj në Twitter duke ju mashtruar që të
fusni sërish të dhënat tuaja kredenciale. Siç është thënë në një
artikull në pcmag.com, në një rast ueb faqja që shfaqet si faqja
kryesore e Twitter është “Twittelr.com”.
Sipas Neil Rubenking, udhëheqës i sigurisë pranë PCMag,
nuk janë të pakta rastet e këtilla. Por megjithatë ai rekomandon se kur
pranoni mesazhe direkte që përmbajnë tekste të tilla si të klikoni
diçka në mënyrë urgjente të keni kujdes. Gjithashtu ata që përdorin
Twitter e dinë se mesazhe direkte nuk mund të dërgojnë ata që nuk ju
ndjekin apo i ndiqni, kështu që “është me mençuri të shikoni listat e
personave që po ju ndjekin dhe po ndiqni, për tu siguruar se nuk ka
diçka të dyshimtë aty”.
Gjithashtu kontrolloni edhe antivirusin tuaj, dhe shikoni nëse është i gatshëm si gjithnjë për betejë me mashtrues.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment